Ruhani: Teknologjia bërthamore, domosdoshmëri për Iranin
Presidenti iranian deklaroi se teknologjia bërthamore është domosdoshmëri për zhvillimin e Iranit dhe një e drejt e pamohueshme e popullit iranian.
Z. Hasan Ruhani duke folur sot në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Teknologjisë Bërthamore, deklaroi se artistët e diplomacisë e realizuan me Bashkësinë Ndërkombëtare sloganin “Energjia bërthamore është e drejta jonë legjitime”. Në vazhdim presidenti Ruhani tha se zbatimi i 42 projekteve bërthamore gjatë vitit të kaluar është një sukses i madh për Agjencinë e energjisë Atomike të Iranit dhe ka hapur horizonte të reja ëpr shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore të Iranit. Sukseset më të reja atomike të Iranit janë përuruar gjatë një ceremonie në prani të Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në ditën Kombëtare të Teknologjisë Atomike në Iran. Faza e parë e qendrës radiaktive industriale me shfrytëzimin e rudotronit në provincën e Kazvinit, qendra për prodhimin e radio medikamenteve (PET) me objektiv prodhimin e radiomedikamenteve FDG në provincën Alborz dhe fabrika e parë për pasurimin e xehes së uraniumit në provincën Jazd dhe janë përuruar me urdhrin e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamik të Iranit nëpërmjet një video-konference. Data 20 farvardin që përkon me 9 prill, në Iran është caktuar Dita Kombëtare e Teknologjisë Atomike të Iranit.