Fillon regjistrimi i kandidatëve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit
Regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Iranit ka filluar sot (të martën) në mëngjes në Shtabin Qendror të Zgjedhjeve në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Iranit ka filluar sot (të martën) në mëngjes më 11 prill dhe ky proces do të vazhdojë përgjatë pesë ditëve nga ora 08:00 deri në orën 18:00 në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Iranit. Sipas nenit 115 të Kushtetutës dhe nenit 35 të ligjit për zgjedhje presidenciale të Iranit, personat që posedojnë kushtet e duhura, mund të paraqesin kërkesën për kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit. Zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit organizohen njëkohësisht me zgjedhjet e pesta të këshillave të qyteteve dhe të fshatrave dhe me zgjedhjet mandat mesëm të Parlamentit Islamik të Iranit më 19 maj 2017.