Ruhani: Zgjedhjet e suksesshme në Iran do të hidhërojnë armiqtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48814-ruhani_zgjedhjet_e_suksesshme_në_iran_do_të_hidhërojnë_armiqtë
Presidenti i RII duke folur mbi praninë masive të popullit në zgjedhjet presidenciale dhe për këshillat e qyteteve, ka deklaruar: Zgjedhjet e suksesshme në vitin e prodhimit dhe punësimit do t’i gëzojnë miqtë ndërsa do t'i hidhërojnë armiqtë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 12, 2017 04:30 Europe/Tirane
  • Ruhani: Zgjedhjet e suksesshme në Iran do të hidhërojnë armiqtë

Presidenti i RII duke folur mbi praninë masive të popullit në zgjedhjet presidenciale dhe për këshillat e qyteteve, ka deklaruar: Zgjedhjet e suksesshme në vitin e prodhimit dhe punësimit do t’i gëzojnë miqtë ndërsa do t'i hidhërojnë armiqtë.

 Hasan Ruhani, president i RII të martën në mbrëmje në takim me të rinjtë dhe elitat e provincës Noshahr, praninë masive të popullit në zgjedhjet e 19 Majit 2017 e ka konsideruar çështjen më të rëndësishme, duke shtuar se përmes pjesëmarrjes masive tepër kutitë e votimit, do të vendoset e ardhmja e vendit. Ruhani duke iu referuar faktit se Irani ka shumë armiq, ka thënë se populli iranian është në gjendje të bëjë diçka që është burim krenarie për Islamin. Presidenti i RII tha se Irani edhe përkundër shumë pengesave të armiqve, ka shënuar shumë progres dhe duke ju falënderuar ekspertëve të shquar iranianë, javën e  ardhshme do të fillojë faza e gjashtë në Parsin jugor që kushton 20 miliardë dollarë dhe një gjë e tillë do të jetë e pashembullt në historinë e Iranit. Ruhani duke folur në lidhje me industrinë bërthamore të Iranit, tha se është hera e parë në histori që Irani është në gjendje të bëj tregti me produktet e tij bërthamore dhe përmes teknologjisë së tij të avancuar bërthamore, po furnizon botën me uj të rëndë, duke i shitur edhe Amerikës dhe Rusisë si dy vende më të mëdha të botës.