Irani hedh poshtë sanksionet e BE-së mbi të drejtat e njeriut
Ministria e Jashtme e Republikës Islamike të Iranit ka hedhur poshtë si politikisht të motivuar vazhdimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Republikës Islamike mbi të drejtat e njeriut, duke thënë se blloku ka bërë një sy qorr ndaj realiteteve të të drejtave civile në Iran.
Republika Islamike e Iranit dënon "standardet e dyfishta dhe qasjet politike" të BE-së dhe e "abuzimin e të drejtave të njeriut si një mjet për arritjen e qëllimeve politike," tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi. Ai shtoi se zgjerimi i "sanksioneve të njëanshme e të paligjshme të BE kundër Iranit nën pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut" ishte një politikë e dështuar dhe joefektive. "Për fat të keq, BE-ja ka provuar se i mungon një kuptim i vërtetë dhe real i gjendjes së të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit, dhe duke adoptuar qasje të motivuara politikisht ajo ka bërë një sy qorr ndaj realiteteve të të drejtave civile në Iran, "shtoi Kasemi. Ai tha se Irani do të vazhdojë të promovojë dhe të mbrojë të drejtat civile bazuar në parimet islame dhe kushtetutën e vendit pavarësisht fushatës propagandistike kundër Republikës Islamike.