Zarif: Vizita në Rusi synon shqyrtimin e zhvillimeve në Siri
Ministri i Jashtëm i RII Mohamed Xhevad Zarif duke folur në lidhje me udhëtimin e tij të ardhshëm në Rusi, ka thënë se ai ka për qëllim shqyrtimin e zhvillimeve në Siri.
Zarif i bëri këto komente të mërkurën në përgjigje të një pyetje në lidhje me udhëtimin e tij të ardhshëm në Rusi. Ai tha se një takim trepalësh i përbërë nga ministrat e jashtëm të Iranit, Rusisë dhe Sirisë është planifikuar të mbahet në margjinat e kësaj vizite. Tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit u përshkallëzuan kur një bazë ajrore siriane u sulmua nga raketat amerikane nën pretekstin e përdorimit të armëve kimike gjoja nga qeveria e Bashar Asadit kundër popullit të vet, një pretendim i refuzuar fuqimisht nga Damasku.