Ruhani regjistrohet në garën elektorale për një mandat të dytë presidencial
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i48962-ruhani_regjistrohet_në_garën_elektorale_për_një_mandat_të_dytë_presidencial
Presidenti aktual i Iranit, z. Hasan Ruhani, e ka regjistruar emrin e tij për zgjedhjet e 12-ta presidenciale. Ruhani arriti të premten në Zyrën Zgjedhore të Ministrisë së Brendshme të Iranit.
(last modified 2025-12-08T19:43:08+00:00 )
Prill 14, 2017 18:42 Europe/Tirane

Presidenti aktual i Iranit, z. Hasan Ruhani, e ka regjistruar emrin e tij për zgjedhjet e 12-ta presidenciale. Ruhani arriti të premten në Zyrën Zgjedhore të Ministrisë së Brendshme të Iranit.

Duke ju drejtuar gazetarëve pas regjistrimit të kandidaturës, presidenti Ruhani tha se i kishte përmbushur zotimet që i dha kombit iranian gjatë fushatës për mandatin e tij të parë presidencial. Ai shtoi se performanca ekonomike e administratës së tij ishte më e mirë se ato të paraardhësve të tij në vitet e fundit, duke thënë se një projekt "i pashembullt në ekonominë iraniane" me vlerë 20 miliardë dollarë do të inaugurohet javën e ardhshme në qytetin portual Assaluyeh në jug të Bushehrit. "Përsa i përket sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, hija e keqe e luftës është zhdukur dhe sot ne jemi dëshmitarë të sigurisë së paprecedent në historinë e Iranit dhe të rajonit të trazuar të Lindjes së Mesme", tha presidenti i RII. "Kjo rrugë do të vazhdojë. Të drejtat e kombit iranian janë realizuar dhe konsoliduar dhe ky kurs për restaurimin e të drejtave të kombit do të vazhdojë," tha z.Ruhani.