Gjeneral Purdestan: Potenciali mbrojtës i Iranit, i përshtatur me kërcënimet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49004-gjeneral_purdestan_potenciali_mbrojtës_i_iranit_i_përshtatur_me_kërcënimet
Zv/komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit deklaroi se potencialet mbrojtëse të forcave të armatosura të Iranit janë përshtatur plotësisht me të gjitha kërcënimet.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 15, 2017 04:53 Europe/Tirane
  • Gjeneral Purdestan: Potenciali mbrojtës i Iranit, i përshtatur me kërcënimet

Zv/komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit deklaroi se potencialet mbrojtëse të forcave të armatosura të Iranit janë përshtatur plotësisht me të gjitha kërcënimet.

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve IRNA, Gjeneral Major Ahmed Reza Purdestan, zv/komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit, duke folur sot në një ceremoni në Teheran, shtoi: “Forcat e armatosura të Iranit nuk do të befasohen kurrë dhe nëse ndonjë vend i lejon vetes të kryejë agresion kundër Iranit, do të përballet me përgjigje dërrmuese”. Gjeneral Major Ahmed Reza Purdestan tha se armiqtë po përpiqen të vënë në zbatim planet e tyre të errëta kundër Iranit, por këto plane do të dështojnë në sajë të vigjilencës së popullit iranian. “Duhet që të jemi më të kujdesshëm ndaj qëllimeve të errëta të armiqve dhe vigjilenca e popullit iranian luan rol thelbësor në neutralizimin e këtyre planeve”-deklaroi zv/komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së RII.