Në Teheran organizohet konferenca ndërkombëtare për të drejtat islame të njeriut
Konferenca ndërkombëtare për të drejtat islame të njeriut filloi punimet në Fakultetin e Studimeve Botërore në Universitetin e Teheranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qëllimi i organizimit të konferencës ndërkombëtare për të drejtat islame të njeriut është krijimi i rrethanave për të dalë nga hegjemonia e diskursit dominues të të drejtave perëndimore të njeriut dhe për të krijuar rrethanat për arritjen e një modeli islam për të drejtat e njeriut në bazë të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Kjo konferencë ndërkombëtare zhvillohet në bazë të tre temave kryesore: bazat dhe konceptet e të drejtave të njeriut, kritika të drejtave të njeriut të bazuar mbi doktrinën e të drejtave perëndimore të njeriut. Në konferencën ndërkombëtare për të drejtat islame të njeriut marrin pjesë mendimtarë nga Republika Islamike e Iranit, Anglia, Malajzia dhe Amerika. Kjo konferencës njëditore organizohet me bashkëpunim të Qendrës për të Drejtat Islame të Njeriut në Londër, Qendrës Ndërkombëtare për Predikime Islame në Kum dhe Fakultetit për Studime Botërore të Universitetit të Teheranit dhe Shoqatës Shkencore për Studime Botërore.