35 viktima nga përmbytjet në veriperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49062-35_viktima_nga_përmbytjet_në_veriperëndim_të_iranit
Khalil Saei, drejtori i përgjithshëm për administrimin e krizave në provincën Azerbajxhani Lindor, të shtunën në mbrëmje ka deklaruar se deri më tani janë gjetur trupat e pa jetë të 17 personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e ditës së premte në Azershahr dhe 18 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në qytetin Axhab Shir. Saei ka thënë se në përgjithësi 42 persona konsiderohen të zhdukur.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 16, 2017 08:31 Europe/Tirane
  • 35 viktima nga përmbytjet në veriperëndim të Iranit

Khalil Saei, drejtori i përgjithshëm për administrimin e krizave në provincën Azerbajxhani Lindor, të shtunën në mbrëmje ka deklaruar se deri më tani janë gjetur trupat e pa jetë të 17 personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet e ditës së premte në Azershahr dhe 18 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në qytetin Axhab Shir. Saei ka thënë se në përgjithësi 42 persona konsiderohen të zhdukur.

Nga përmbytjet që kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë të Azerbajxhanit Lindor  janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz. Akoma nuk janë publikuar statistikat e sakta në lidhje me këto dëme. Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar në disa provinca veriperëndimore dhe perëndimore të Iranit, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave dhe ka theksuar: "Detyrë urgjente e autoriteteve përkatëse është dërgimi i ndihmave për qytetarët që kanë pësuar dëme gjatë kësaj fatkeqësie natyre në mënyrë që të reduktohen vuajtjet e popullit". Në këtë mesazh thuhet: "Me pikëllim të madh shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin tonë me të goditurit nga kjo fatkeqësi dhe e lusim Zotin e madhëruar që të forcojë durimin dhe qetësinë e tyre zemërore, ndërsa të mëshirojë viktimat e kësaj fatkeqësie! Detyrë urgjente e autoriteteve përkatëse është dërgimi i ndihmave për qytetarët që kanë pësuar dëme gjatë kësaj fatkeqësie natyre në mënyrë që të reduktohen vuajtjet e banorëve dhe nuk duhet të bëhet kurrfarë vonese në këtë drejtim!"