Garat ndërkombëtare Kur’anore fillojnë më 19 Prill në Teheran
Prill 17, 2017 15:40 Europe/Tirane
Drejtori i Organizatës humanitare dhe çështjeve të bamirësisë së RII ka thënë: Raundi i 34 i garave ndërkombëtare të Kur’anit do të mbahet në Teheran nga data 19-26 Prill.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Ali Mohamedi, drejtori i Organizatës humanitare dhe çështjeve të bamirësisë së RII, ka thënë se në këto gara do të marrin pjesë 276 hafëz dhe recitues të Kur’anit nga 83 vende të botës, ku për herë të parë njëkohësisht do të organizohen pesë kategori. Sipas z. Mohamedi, këto pesë kategori përfshijnë garat e femrave, studentëve, nxënësve dhe nxënëseve, të rriturit dhe të verbrit.
Tags