Zarif uron qeverinë turke për referendumin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49172-zarif_uron_qeverinë_turke_për_referendumin
Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif ka ofruar urimet e tij qeverisë dhe popullit turk për fitoren e 'Po'-së në një referendum mbi ndryshimet në kushtetutën e vendit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 17, 2017 20:49 Europe/Tirane
  • Zarif uron qeverinë turke për referendumin

Ministri i Jashtëm iranian z. Muhamed Xhavad Zarif ka ofruar urimet e tij qeverisë dhe popullit turk për fitoren e 'Po'-së në një referendum mbi ndryshimet në kushtetutën e vendit.

Zarif, të hënën në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i shprehu urimet e tij më të mira për suksesin e referendumit në Turqi dhe shprehu besimin se reformat strukturore dhe kushtetuese do të rezultojnë në favor të progresit dhe mirëqenies së popullit turk. Diplomati i lartë iranian shprehu shpresën se ky zhvillim i rëndësishëm politik do të forcojë më tej stabilitetin dhe paqen në Turqi.