Prodhohet droni i parë hibrid në Iran
Prill 17, 2017 17:43 Europe/Tirane
Studentët iranianë kanë arritur që brenda 6 muajve të prodhojnë dronin e parë hibrid të quajtur BA10.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, ky dron peshon 2,5 kg (pa ngarkesë dhe lëndë djegëse), është 1,27 m i gjatë dhe gjatësia e krahëve të tij është 1,76 m. Droni BA10 ngrihet dhe ulet vertikalisht duke shfrytëzuar 4 motorë elektrikë. Ky dron ka edhe dy motorë me benzinë që hyjnë automatikisht në funksion në rast të ndonjë avarie apo defekti në motorët elektrikë. Droni iranian BA10 është i pajisur me mekanizmin e kthimit në qendër edhe nëse del nga kontrolli i radarit. Ky dron përdoret për operacione identifikuese, të ndihmës së shpejtë dhe të shpëtimit.
Tags