Deklaratat anti-iraniane të sekretarit amerikan të Mbrojtjes
(last modified Thu, 20 Apr 2017 05:46:24 GMT )
Prill 20, 2017 07:46 Europe/Tirane
  • Deklaratat anti-iraniane të sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Megjithë ndërhyrjet e gjithanshme e të përhershme të SHBA në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në rajone të tjera të botës, sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi: “Duhet të ndalim ndikimin dhe ndërhyrjet e Iranit në rajon”.

Siç njofton agjencia e lajmeve Reuters, shefi i Pentagonit James Mattis, pas takimit me funksionarë të lartë sauditë në Rijad, duke folur para gazetarëve, deklaroi: “Irani luan rol destabilizues në rajonin e Lindjes së Mesme, prandaj duhet të ndalet zgjerimi i ndikimit të Iranit, ndërsa kriza në Jemen të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve me ndërmjetësimin e OKB”. Pa folur për sulmet e përgjakshme të Arabisë Saudite ndaj popullit jemenas gjatë dy viteve të fundit, Mattis tha se Amerika po përpiqet të ndalojë përpjekjet e Iranit për të destabilizuar Jemenin. Ai gjithashtu pretendoi se qëllimi i pranisë ushtarake të SHBA në rajon është bashkëpunimi me vendet e rajonit për zgjidhjen e krizave dhe problemeve të sigurisë. Që prej muajit Mars 2015, Arabia Saudite me avionët dhe raketat amerikane ka vrarë dhjetëra mijëra civilë jemenas në sulmet e përditshme kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit në pushtet të presidentit të dorëhequr e të arratisur të Jemenit Mansur Hadi.

 

Tags