Khoshru: Bota duhet ta luftojë frikësimin dhe politikën e dhunshme
(last modified Thu, 20 Apr 2017 06:14:17 GMT )
Prill 20, 2017 08:14 Europe/Tirane
  • Khoshru: Bota duhet ta luftojë frikësimin dhe politikën e dhunshme

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke ndarë ekstremizmin në grupet terroriste që nuk kanë forcë zyrtare dhe në vendet e fuqishme të cilat përveçse mbështesin qasjet ekstremiste, i japin vetës të drejtë për ndërhyrje në punët e vendeve të tjera, i bëri thirrje botës për një përballje kolektive me frikësimin dhe politikën e dhunshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Khoshru të mërkurën në mbrëmje në mbledhjen konsultative të koalicionit të civilizimeve të zhvilluar në selinë e OKB në Nju Jork, duke shpjeguar gjendjen aktuale të botës, tha: "Ekstremizmi i dhunshëm, është fenomeni më i rrezikshëm në epokën tonë". Khoshru shtoi: "Dy grupe, terroristët kriminal dhe shtetet e fuqishme por të papërgjegjshme përveçse nuk ndihmojnë paqen globale, inkurajojnë përhapjen e dhunës dhe veprimeve destruktive". Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB gjithashtu deklaroi: "Bota duhet ta ndryshojë këtë cikël me të meta dhe duke dënuar ekstremizmin në të gjitha format e tij, të zgjedhin dialogun dhe respektin reciprok si një rrugë për ngritjen e nivelit të paqes dhe stabilitetit dhe për ndalimin e dhunës dhe luftës".