Vazhdojnë shqyrtimet e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale në Iran
Zëdhënësi i Këshillit mbikëqyrës të kushtetutës së Iranit ka njoftuar për vazhdimin e shqyrtimit të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale në RII.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Abasali Kodkhodai, të enjten përmes telegramit ka njoftuar: Takimi i Këshillit mbikëqyrës të enjten do të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në RII. Ai ka shtuar se pas shqyrtimeve të hollësishme do të dalim me listën e kandidatëve që i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në garë. Deri më tani në Ministrinë e brendshme të RII janë regjistruar 1636 kandidatë për president të RII. Më datë 26-27 prill do të bëhen të njohur emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale të RII.