Shpallen emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49386-shpallen_emrat_e_kandidatëve_për_zgjedhjet_presidenciale_në_iran
Këshilli i Rojave të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka shpallur emrat e gjashtë kandidatëve të konfirmuar për zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2017 03:10 Europe/Tirane
  • Shpallen emrat e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Iran

Këshilli i Rojave të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka shpallur emrat e gjashtë kandidatëve të konfirmuar për zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në bazë të komunikatës së Shtabit Qendror të Zgjedhjeve të Iranit, Sejed Mostafa Agha Mir Salim, Is'hak Xhahangiri Kushaji, Hasan Ruhani, Sejed Ibrahim Ra'isi Sadati, Muhamed Bagher Ghalibaf dhe Sejed Mostafa Hashemi Taba janë gjashtë kandidatët e konfirmuar që plotësojnë kushtet për zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit. Më 19 maj organizohen zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit të cilat zhvillohen njëkohësisht me zgjedhjet e pesta të këshillave lokalë në të gjithë Iranin. Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Zgjedhjeve të Iranit të enjten pas shpalljes zyrtare të emrave të kandidatëve për zgjedhje presidenciale të Iranit, deklaroi: "Në bazë të nenit 66 të ligjit të zgjedhjeve të Iranit, fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të Iranit, fillon zyrtarisht menjëherë pas datës së shpalljes së emrave të kandidatëve të konfirmuar dhe përfundon 24 orë para fillimit të votimeve në ora 08:00 të mëngjesit të së enjtes më 18 maj".