Ruhani: Pjesëmarrja masive në zgjedhje rekomandim i Liderit suprem
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49406-ruhani_pjesëmarrja_masive_në_zgjedhje_rekomandim_i_liderit_suprem
Presidenti i RII ka thënë se zgjedhjet në Iran ndihmojnë në arritjet shkencore, lumturinë e njerëzve dhe irritimin e armiqve dhe sipas rekomandimit të Liderit suprem të Revolucionit islamik, populli iranian duhet të marrë pjesë masivisht në zgjedhje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Ruhani: Pjesëmarrja masive në zgjedhje rekomandim i Liderit suprem

Presidenti i RII ka thënë se zgjedhjet në Iran ndihmojnë në arritjet shkencore, lumturinë e njerëzve dhe irritimin e armiqve dhe sipas rekomandimit të Liderit suprem të Revolucionit islamik, populli iranian duhet të marrë pjesë masivisht në zgjedhje.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hasan Ruhani, të enjten gjatë një takimi me të rinjtë dhe elitën e provincës Fars (jug të Iranit), duke folur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Iran, ka thënë se pjesëmarrja e gjerë e iranianëve në zgjedhje do të rrisë krenarinë e Iranit para botës. Ruhani duke thënë se iranianët janë treguar gjithmonë konstruktiv me botën, ka shtuar se Irani në bisedimet me gjashtë fuqitë botërore ka shpëtuar popullin nga sanksionet dhe tani synim kryesor i RII është zgjerimi i tregjeve dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Vlen të theksohet se presidenti i RII ka vizituar provincën Fars në vazhdën e vizitave të tij në provinca të ndryshme të RII.