Zarif viziton Greqinë
Prill 22, 2017 15:28 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë: Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII do të vizitojë Greqinë për të marrë pjesë në samitin e parë me temë “10 civilizimet ë të vjetar të botës”.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të RII ka thënë se Zarif në këtë vizitë dyditore përpos që do të mbajë një fjalim në këtë samit, ai do të takohet edhe me ministrin e jashtëm të Greqisë si dhe me disa homologë të tij që do jenë pjesëmarrës në këtë takim. Ky samit do të fillojë nesër në Athinë dhe do të zgjasë dy ditë, ku do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Iranit, Kinës, Indisë, Irakut, Egjiptit, Italisë, Meksikës, Perus dhe Bolivisë.
Tags