Zarif arrin në Athinë
Prill 23, 2017 03:44 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka arritur për një vizitë në Athinë për të marrë pjesë në takimin e dhjetë civilizimeve të lashta të botës dhe për të zhvilluar takime me funksionarët grekë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjatë kësaj vizite dyditore përveçse do të marrë pjesë në takimin e dhjetë civilizimeve të lashta të botës, do të takohet edhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Greqisë dhe gjithashtu me disa homologë të tij të vendeve të tjera. Vlen të theksohet se konferenca e parë për 10 civilizimet e lashta të botës fillon punimet sot (të dielën) në Athinë të Greqisë.
Tags