Prill 24, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Zarif: Civilizimet e lashta përgjegjëse për përhapjen e dialogut dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se trashëgimtarët e civilizimeve të lashta kanë një përgjegjësi historike për të qenë pionierë në përhapjen e dialogut dhe pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në bazë të respektit reciprok për krijimin e një modeli të ri të politikave globale.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të hënën në fjalën e tij në takimin e dhjetë civilizimeve të lashta të botës në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, shtoi: "Iniciativa për themelimin e Forumit të Civilizimeve të Lashta të Botës është një veprim me vlerë dhe i çmuar në njohjen zyrtare të roleve të civilizimeve në botën e sotshme. Shoqëria njerëzore sot po përballet me sfida të përbashkëta si zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen ndaj ambientit, zhdukjen e varfërisë dhe luftën me dy fenomene të reja, ekstremizmin dhe terrorizmin. Tejkalimi i sfidave të përbashkëta varët nga gjetja e rrugëzgjidhjeve multilaterale, prandaj roli i civilizimeve të vjetra është përcaktues në ndjekjen e një qasje të përqendruar dhe moderatore në përballje me kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta. Trashëgimtarët e civilizimeve të lashta duke poseduar një perceptim dhe të kuptuar historik të thelë, duhet t'i eliminojnë modelet aktuale të përhapura të cilat shkaktojnë gjakderdhje, dhunë, moszhvillim dhe ekstremizëm në botë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit në fund",- shtoi ndër të tjera z. Zarif.

Tags