Irani dhe Bosnja dhe Hercegovine dëshirojnë zgjerimin e bashkëpunimeve turistike
Ambasadori i Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë deklaroi se sot turizmi është një mjet i përshtatshëm për bashkëpunim kulturor dhe komunikues, prandaj shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit mes të dy vendeve, krijon rrethanat për njohjen më të madhe mes të dy popujve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari të hënën në takim me Fatime Jasharoviç, drejtore e një agjencie turistike në Sarajevë, vuri në dukje marrëveshjen e nënshkruar mes Iranit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shtoi: "Deri më tani janë bërë përpjekje efikase për ngritjen marrëdhënieve mes të dy vendeve në sfera të ndryshme". Nga ana e saj Fatime Jasharoviç deklaroi: "Irani është një prej destinacioneve të rëndësishme të turizmit, prandaj dëshirojmë të zgjerojmë bashkëpunimin me Iranin në fushën e turizmit".