Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Irakut takohen në Athinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49638-ministrat_e_punëve_të_jashtme_të_iranit_dhe_irakut_takohen_në_athinë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë punimeve të takimit të civilizimeve të lashta në Athinë, ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2017 03:40 Europe/Tirane
  • Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Irakut takohen në Athinë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë punimeve të takimit të civilizimeve të lashta në Athinë, ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e punëve të jashtme të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif dhe Ibrahim Xhafari, ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Irakut, kanë zhvilluar një takim të hënën gjatë punimeve të takimit të civilizimeve të lashta në Athinë dhe kanë biseduar rreth çështjeve përkatëse me marrëdhëniet bilaterale dhe rajonale. Vlen të theksohet se takimi i parë i Forumit të Civilizimeve të Lashta ka filluar punimet dje me pjesëmarrjen e ministrit të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe përfaqësuesve të 9 vendeve me civilizim të lashtë të botës në Athinë të Greqisë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë punimeve të këtij takimi ka zhvilluar takime dhe me homologët e tij të vendeve të tjera pjesëmarrëse në këtë takim.