Martirizohen 10 roje kufitare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49756-martirizohen_10_roje_kufitare_të_iranit
Dhjetë roje kufitare iraniane janë vrarë në përleshjet me elementë terroriste në Iranin juglindor.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Prill 27, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Martirizohen 10 roje kufitare të Iranit

Dhjetë roje kufitare iraniane janë vrarë në përleshjet me elementë terroriste në Iranin juglindor.

Agjencia e lajmeve IRIB bëri të ditur se përleshjet shpërthyen pranë qytetit të Mirxhaveh në provincën Sistan dhe Baluchestan, ndërsa forcat iraniane patrullonin zonën, dhe mësohet se tre roje kufitare iraniane janë plagosur. Grupi terrorist i ashtuquajturi Xhejsh ul-Adl,  në një deklaratë mori përgjegjësinë për sulmin. Bandat e armatosura, terroristët dhe trafikantët e drogës sulmojnë rregullisht forcat e policisë dhe rojet kufitare në Iranin juglindor. Më parë këtë muaj, një komandant i Gardës së Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC) u vra nga dy terroristë në provincën Sistan dhe Baluchestan. Komandanti Ruhollah Ali u qëllua më 11 prill nga "dy terroristë takfiristë" ndërsa udhëtonte në një mision në rajonin Kurin të Zahedanit, kryeqendër e provincës Sistan dhe Baluchestan. Dy terroristët u vranë më pas nga forcat vullnetare Basixh të Gardës Revolucionare të Iranit.