Larixhani: Bijtë trima të Iranit po qëndrojnë heroikisht përballë terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49796-larixhani_bijtë_trima_të_iranit_po_qëndrojnë_heroikisht_përballë_terroristëve
Kryetari i Parlamentit të Iranit deklaroi: “Bijtë trima të Iranit po qëndrojnë heroikisht përballë terroristëve në rrugën e mbrojtjes së kufijve të shenjtë të RII”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2017 16:38 Europe/Tirane
  • Larixhani: Bijtë trima të Iranit po qëndrojnë heroikisht përballë terroristëve

Kryetari i Parlamentit të Iranit deklaroi: “Bijtë trima të Iranit po qëndrojnë heroikisht përballë terroristëve në rrugën e mbrojtjes së kufijve të shenjtë të RII”.

Duke shprehur ngushëllime për martirizimin e dhjetë rojeve kufitare të Iranit në kufi me Pakistanin, z. Ali Larixhani, shtoi: “ Armiqtë e verbuar nga urrejtja, vazhdimisht bëjnë përpjekje për të dëmtuar sigurinë e Iranit, por djemtë trima të këtij vendi janë gjithmonë të gatshëm për të luftuar kundër grupeve terroriste, keqbërësve dhe trafikantëve të drogës”. Dhjetë roje kufitare iraniane janë vrarë në përleshjet me elementë terroriste në Iranin juglindor. Agjencia e lajmeve IRIB bëri të ditur se përleshjet shpërthyen pranë qytetit të Mirxhaveh në provincën Sistan dhe Baluchestan, ndërsa forcat iraniane patrullonin zonën, dhe mësohet se tre roje kufitare iraniane janë plagosur. Grupi terrorist i ashtuquajturi Xhejsh ul-Adl,  në një deklaratë mori përgjegjësinë për sulmin. Bandat e armatosura, terroristët dhe trafikantët e drogës sulmojnë rregullisht forcat e policisë dhe rojet kufitare në Iranin juglindor.