Funksionarët iranianë dhe rusë shqyrtojnë zhvillimet në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i49818-funksionarët_iranianë_dhe_rusë_shqyrtojnë_zhvillimet_në_siri
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për çështje afrikane dhe arabe dhe i dërguari special i presidentit të Rusisë kanë diskutuar rreth sfidave të reja dhe gjithashtu kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit në luftën kundër grupeve terroriste në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 28, 2017 04:14 Europe/Tirane
  • Funksionarët iranianë dhe rusë shqyrtojnë zhvillimet në Siri

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për çështje afrikane dhe arabe dhe i dërguari special i presidentit të Rusisë kanë diskutuar rreth sfidave të reja dhe gjithashtu kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit në luftën kundër grupeve terroriste në Siri.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në vazhdim të kontakteve të funksionarëve të Iranit dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës në Siri, të enjten pasdite Husejn Xhaberi Ansari dhe Aleksander Lavrentiv, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë, kanë zhvilluar një takim në Teheran dhe kanë theksuar vazhdimin e përpjekjeve për organizimin e raundit të ardhshëm të negociatave të Astanas për zgjidhjen e krizës në Siri. Në këtë takim të dy palët përveç shqyrtimit të zhvillimeve të fundit politike dhe frontale të Sirisë, kanë diskutuar edhe rrugët për forcimin dhe zgjerimin e armëpushimit dhe për lehtësimin e bisedimeve politike për t'i dhënë fund krizës në Siri.