Funksionarët iranianë dhe rusë shqyrtojnë zhvillimet në Siri
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për çështje afrikane dhe arabe dhe i dërguari special i presidentit të Rusisë kanë diskutuar rreth sfidave të reja dhe gjithashtu kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit në luftën kundër grupeve terroriste në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në vazhdim të kontakteve të funksionarëve të Iranit dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës në Siri, të enjten pasdite Husejn Xhaberi Ansari dhe Aleksander Lavrentiv, përfaqësuesi special i presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë, kanë zhvilluar një takim në Teheran dhe kanë theksuar vazhdimin e përpjekjeve për organizimin e raundit të ardhshëm të negociatave të Astanas për zgjidhjen e krizës në Siri. Në këtë takim të dy palët përveç shqyrtimit të zhvillimeve të fundit politike dhe frontale të Sirisë, kanë diskutuar edhe rrugët për forcimin dhe zgjerimin e armëpushimit dhe për lehtësimin e bisedimeve politike për t'i dhënë fund krizës në Siri.