Zhvillohet takimi i aktivistëve ekonomik në Teheran me bavarezët e Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50028-zhvillohet_takimi_i_aktivistëve_ekonomik_në_teheran_me_bavarezët_e_gjermanisë
Takimi i aktivistëve ekonomikë të Dhomës Tregtare të Teheranit dhe të landit Bavaria të Gjermanisë u zhvillua në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2017 10:31 Europe/Tirane
  • Zhvillohet takimi i aktivistëve ekonomik në Teheran me bavarezët e Gjermanisë

Takimi i aktivistëve ekonomikë të Dhomës Tregtare të Teheranit dhe të landit Bavaria të Gjermanisë u zhvillua në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë takim përveç Bahman Eshki, sekretari i përgjithshëm i Dhomës Tregtare të Iranit, ishin të pranishëm edhe Toram Berusart, kryetari i Unionit të Industrisë dhe Ekonomisë së landit Bavaria dhe drejtuesit e 16 kompanive më të mira të këtij landi të Gjermanisë në sferat elektronike dhe elektroteknike, arsimit, higjienës dhe shëndetësisë, industrisë ushqimore, këshilltarë për investim dhe administrimin e riskut, drejtues të kompanive prodhuese të makinave dhe pajisjeve industriale etj.. Aktivistët ekonomikë të Iranit dhe Gjermanisë pas takimit zyrtar, kanë zhvilluar edhe takime të tjera të veçanta dhe kanë diskutuar çështje të ndryshme rreth bashkëpunimit ekonomik.