Ruhani: Punëtorët janë krenaria e ekonomisë dhe popullit të Iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në ceremoninë e manifestimit të Ditës Botërore të Punëtorëve, deklaroi se punëtorët janë krenaria e ekonomisë dhe e popullit të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të hënën në ceremoninë e manifestimit të Ditës Botërore të Punëtorëve në jug të Teheranit, deklaroi: "Në kohën kur produktet iraniane eksportohen në botë, padyshim se punëtorët do të punojnë me kënaqësi dhe dinjitet më të madh. Sot shumë produkte iraniane eksportohen në vende të ndryshme fqinjë dhe sot tregjet e fqinjëve verior të Iranit janë të gatshme për hyrjen e produkteve iraniane". Njëkohësisht me ceremoninë e manifestimit të Ditës Botërore të Punëtorëve, në kuadër të zhvillimit dhe përmirësimit të gjendjes për ofrimin e shërbimeve të siguracioneve dhe shëndetësore, janë përuruar shtatë qendra shëndetësore në shtatë provinca të Iranit.