Delegacioni iranian mbërrin në Kazakistan
May 02, 2017 03:46 Europe/Tirane
Delegacioni iranian i cili do të merr pjesë në negociatat e Astanas ka mbërritur në kryeqytetin e Kazakistanit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, delegacioni iranian i kryesuar nga zv/ministri i jashtëm z. Husein Xhaberi Ansari të martën në mëngjes ka mbërritur në Kazakistan. Takimi kryesor i raundit të katërt të negociatave mbi zgjidhjen e krizës në Siri i njohur si”Astana 4”, do të mbahet më 3 dhe 4 Maj në Astana me praninë e përfaqësuesve të RII, Rusisë dhe Turqisë. Është vendosur që sot të organizohen takime të ekspertëve.
Tags