Irani dhe Rusia theksojnë nevojën për zgjidhje politike të krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50192-irani_dhe_rusia_theksojnë_nevojën_për_zgjidhje_politike_të_krizës_në_siri
Irani dhe Rusia kanë nënvizuar nevojën për një zgjidhje politike të krizës siriane. Gjatë një bisede telefonike të mërkurën, sekretari i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë së Iranit z. Ali Shamkhani dhe homologu i tij rus Nikolai Patrushev diskutuan zhvillimet më të fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2017 18:17 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia theksojnë nevojën për zgjidhje politike të krizës në Siri

Irani dhe Rusia kanë nënvizuar nevojën për një zgjidhje politike të krizës siriane. Gjatë një bisede telefonike të mërkurën, sekretari i Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurisë së Iranit z. Ali Shamkhani dhe homologu i tij rus Nikolai Patrushev diskutuan zhvillimet më të fundit në Siri.

Të dy zyrtarët theksuan nevojën për një armëpushim të qëndrueshëm në Siri dhe konsultime të mëtejshme midis Damaskut, Moskës dhe Teheranit për të gjetur mënyra për të shpejtuar realizimin e një zgjidhjeje politike të krizës në vendin arab. "Duke u përqendruar në zgjidhjet që bazohen në bashkëpunimin rajonal, mund të përshpejtohet procesi për t'i dhënë fund krizës së sigurisë në Siri", tha Shamkhani. Zyrtari iranian gjithashtu theksoi vazhdimin e bisedimeve politike midis qeverisë së Damaskut dhe opozitës. "Respektimi i kërkesës së popullit sirian në përcaktimin e fatit dhe të ardhmes së tij dhe shmangia e çdo ndërhyrjeje të huaj në bisedimet politike duhet të merren në konsideratë" gjatë negociatave, shtoi ai. Zyrtari rus, nga ana e tij, nënvizoi nevojën për konsultime të vazhdueshme midis Moskës dhe Teheranit mbi Sirinë.