Vazhdon fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50286-vazhdon_fushata_elektorale_për_zgjedhjet_presidenciale_në_iran
Kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në Iran të enjten kanë vazhduar shpalosjen e programit të tyre në kuadër të fushatës elektorale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2017 04:07 Europe/Tirane
  • Vazhdon fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Iran

Kandidatët e zgjedhjeve presidenciale në Iran të enjten kanë vazhduar shpalosjen e programit të tyre në kuadër të fushatës elektorale.

Is'hak Xhahangiri të enjten gjatë një prononcimi për media deklaroi se kultura është kusht parësor për çdo lloj zhvillimi. Zhvillimi ekonomik, politik dhe shoqëror ka nevojë për kulturë, prandaj duhet të shfrytëzohen të gjitha potencialet kulturore për realizimin e një zhvillimi të shëndosh dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat.

Mustafa Hashemi Taba, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale, të enjten në mbrëmje pas një programi televiziv tha se prioritet i parë i tij nëse do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do të jetë zbatimi i reformave rrënjësore në sektorin e bujqësisë dhe zgjidhjen e problemeve të shtresës së varfër të shoqërisë. Ai shtoi se krijimi i vendeve të reja të punës, ndërtimi i banesave dhe zgjidhja e problemeve të personave të privuar dhe me hendikep, do të jenë pjesë e prioriteteve të qeverisë së tij nëse fiton në zgjedhjet presidenciale. Në lidhje me politikën anti-iraniane të Amerikës, Mustafa Hashemi Taba theksoi në marrjen e masave përkatëse në kohën e duhur.

Ibrahim Raisi Sadat, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, të enjten gjithashtu deklaroi se qeveria e ardhshme e Iranit do t'i kushtojë rëndësi më tepër të drejtave të qytetarëve duke theksuar në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve iranian me qëndrim jashtë vendit. Ai ndër të tjera tha se prioritet i parë i qeverisë së tij të mundshme do të jetë zhdukja e papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Muhamed Ghalibaf kandidati tjetër në zgjedhjet presidenciale të Iranit ndër të tjerash tha se prioritet i parë i qeverisë së tij do të jetë krijimi i 5 milionë vendeve të reja të punës.