Gjatë organizimit të zgjedhjeve presidenciale duhet ruajtur uniteti kombëtar
Imami i namazit të së premtes në Teheran theksoi se gjatë gjithë fazave të organizimit të zgjedhjeve presidenciale duhet ruajtur uniteti kombëtar dhe kompaktësia politike e vendit.
Ajetollah Muhamed Imami Kashani, duke folur para besimtarëve në namazin e së premtes në Teheran, deklaroi: “Çështja e zgjedhjeve presidenciale në Iran është e rëndësishme, por më e rëndësishme është ruajtja e unitetit dhe e solidaritetit kombëtar të popullit iranian, sepse ky popull në 38 vitet e kaluara ka mbrojtur me sakrifica të panumërta revolucionin islamik”. Ajetollah Kashani duke folur mbi komplotet dhe përpjekjet e armiqve për të goditur revolucionin islamik të Iranit, tha: ”Gjatë të gjitha fazave të organizimit të zgjedhjeve duhet të ruhet kompaktësia politike e vendit dhe të neutralizohen komplotet dhe përpjekjet e armiqve për të goditur revolucionin islamik dhe për të prishur qetësinë dhe sigurinë e popullit iranian”.