Deklaratat e kandidatëve presidencialë në debatin e dytë televiziv
Të premten pasdite, në selinë e RTV të RII u zhvillua debati i dytë televiziv me praninë e gjashtë kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Iran, ku çështjet kulturore dhe politike ishin temat qendrore të debatit.
Mustafa Hashemi Taba, Is'hak Xhahangiri, Ibrahim Raisi Sadat, Hasan Ruhani, Muhamed Ghalibaf dhe Mustafa Aga Mirselim, prezantuan pikëpamjet dhe programet e tyre mbi një spektër të gjerë të çështjeve që kanë të bëjnë me sektorët e kulturës dhe politikës. Ghalibaf iu përgjigj një pyetje në lidhje me progresin shkencor në vend dhe planet e tij për të rritur atë. Ai tha se çështjet kulturore janë rrënja e çështjeve ekonomike në vend, duke sugjeruar se zyrtarët aktuale në ministrinë e arsimit nuk janë të aftë për të kryer përgjegjësitë e tyre për rritjen e progresit shkencor të Iranit. Kandidatët presidencialë reaguan duke shprehur pikëpamjet e tyre mbi vërejtjet e z. Ghalibaf me z. Hasan Ruhani, i cili tha se është e nevojshme të ndërtohet infrastruktura kulturore për promovimin e statusit kulturor të vendit. z. Hashemi Taba tha se anëtarët e bordit drejtues të universiteteve duhet të përqendrohen vetëm në edukimin e studentëve. Xhahangiri tha gjithashtu se duhet të merren masa serioze për të përmirësuar jetesën e mësimdhënësve. Raisi kritikoi rënien e ritmit të progresit shkencor të Iranit në vitet e fundit. Aga Mirselim, ishte kandidati i dytë që doli në podium, ku u pyet për të përshkruar metodat e tij për nxitjen e bashkëpunimit me partitë e tjera politike. Ai tha se pranimi i kritikave është e vetmja rrugë për suksesin e çdo administrate. Ai kritikoi administratën e 11-të për dështimin e pranimit të kritikave dhe për përgjigjen me metoda fyese ndaj cdo zëri kritik. Aga Mirselim tha se mungesa e kritikës do të thotë se njerëzit nuk janë të gatshëm të luajnë rol në përparimin e vendit. Edhe z. Raisi tha gjithashtu se administrata e presidentit Ruhani ka sulmuar kritikët e saj duke përdorur shprehje fyese në përgjigje të tyre. Kandidati i tretë që doli në podium, ishte Ibrahim Raisi, i cili parashtroi planet e tij për të parandaluar çdo shkelje të të drejtave bërthamore të Iranit. Ai tha se marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe G5 + 1 duhet të respektohet nga të gjitha palët e përfshira . Ai shtoi se sinjalet negative janë dërguar në anën e kundërt gjatë negociatave bërthamore. Raisi tha se presidenti në detyrë kishte premtuar se të gjitha sanksionet do të hiqen pas nënshkrimit të marrëvveshjes bërthamore, por kjo nuk ka ndodhur. Ghalibaf tha se marrëveshja bërthamore nuk ka mundur të zgjidhë problemet ekonomike të Iranit apo të përmirësojë jetesën e njerëzve. Aga Mirselim tha se marrëveshja bërthamore vërtetoi para botës se Irani nuk kërkon të zhvillojë armë bërthamore. Raisi tha se marrëveshja bërthamore ka dështuar për t'i dhënë fund recesionit ekonomik të Iranit dhe nuk ka hequr të gjitha sanksionet bankare, por ka shtuar se të gjitha administratat iraniane duhet të jenë të angazhuara për të respektuar marrëveshjen bërthamore derisa kjo marrëveshje respektohet edhe nga palët e tjera. Hashemi Taba, ishte kandidati i pestë që mori fjalën në podium, duke u përgjigjur mbi prioritetet e tij më të rëndësishme të politikës së jashtme. Ai tha se shtetet e ndryshme duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme dhe shtoi se Irani duhet të shfaqet i fortë para elementëve që marrin urdhra nga regjimi i Izraelit dhe nga fuqitë arrogante. Hashemi Taba gjithashtu tha se Irani duhet të marrë çdo hap për të forcuar sektorin e mbrojtjes së vendit. Xhahangiri tha se Irani duhet të bëjë përpjekje më të mëdha në sektorin e diplomacisë publike në nivel ndërkombëtar. Zv/presidenti aktual shtoi se turizmi, arti dhe sporti janë fusha kryesore për ndërveprim me kombet e tjera. Ai theksoi se fuqia e butë e Iranit duhet të rritet paralelisht me fuqinë e tij ekonomike dhe ushtarake. Raisi tha se Irani duhet të ndjekë një diplomaci të fortë ekonomike në marrëdhëniet me vendet e tjera. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve iranianë në të gjitha vendet. Ghalibaf tha se Irani duhet të përdorë të gjitha format e diplomacisë në ndërveprimet e tij me të tjerët dhe shtoi se administratës së 11-të i mungon koherenca në lidhje me tregtinë ndërkombëtare. Ruhani tha se administrata e tij solli realizimin e të drejtave të vendit në negociatat bërthamore me grupin G5 + 1 përmes një diplomacie të fuqishme.