Irani përkrah zgjerimin e marrëdhënieve me Malin e Zi
Ambasadori i ri i Republikës Islamike të Iranit në Mal të Zi deklaroi se shtimi i vizitave të delegacioneve politike, parlamentare, ekonomike dhe kulturore mes Iranit dhe Malit të Zi është i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Husein Mola Abdulahi, ambasadori i ri i Iranit në Mal të Zi, u takua me presidentin e Malit të Zi, z. Filip Vujanoviç, të cilit i dorëzoi letrat kredenciale dhe duke vënë në dukje klimën pozitive dhe miqësore që ekziston në marrëdhëniet mes Teheranit dhe Podgoricës, shtoi: “ Marrëveshjet dypalëshe kanë krijuar boshtin e nevojshëm juridik për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat”. Nga ana e tij, presidenti i Malit të Zi, z. Filip Vujanoviç, duke vënë në dukje fushat e gjera të bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorët e ekonomisë, tregtisë, politikës, kulturës, shkencës dhe turizmit, deklaroi se Mali i Zi dëshiron zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat.