Mogherini: Amerika nuk mund t’a braktisë marrëveshjen bërthamore
(last modified Sat, 06 May 2017 05:42:17 GMT )
May 06, 2017 07:42 Europe/Tirane
  • Mogherini: Amerika nuk mund t’a braktisë marrëveshjen bërthamore

Shefja e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE deklaroi se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit G 5+1 ka karakter ndërkombëtar dhe pala amerikane nuk mund t’a braktisë atë në mënyrë të njëanshme.

Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE, duke folur të premten në takimin e 17-vjetor të Asamblesë Universitare të Europës në qytetin Firence të Italisë, deklaroi se administrata e re amerikane duhet t’a kuptojë se nuk është në interes të askujt në rajon dhe në botë, që Uashingtoni të ndjekë rrugë të ndryshme nga marrëveshja bërthamore. Mogherini e cilësoi të suksesshëm zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se europianët e përkrahin fuqishëm këtë marrëveshje historike me Iranin. “Marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe”-deklaroi znj. Mogherini duke shtuar se kjo marrëveshje e ka bërë botën më të sigurtë. Irani dhe G 5+1 ( Britania, Franca, Rusia, Kina, SHBA dhe Gjermania) e nënshkruan marrëveshjen bërthamore më 14 Korrik 2015 dhe kjo marrëveshje hyri në zbatim më 16 Janar 2016.

 

Tags