Irani i treti në kampionatin botëror të futbollit bregdetar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i50452-irani_i_treti_në_kampionatin_botëror_të_futbollit_bregdetar
Ekipi kombëtar i Iranit duke fituar përballë Italisë u rendit i treti në botë në Kampionatin Botëror të futbollit bregdetar që u organizua në Bahama.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2017 03:36 Europe/Tirane
  • Irani i treti në kampionatin botëror të futbollit bregdetar

Ekipi kombëtar i Iranit duke fituar përballë Italisë u rendit i treti në botë në Kampionatin Botëror të futbollit bregdetar që u organizua në Bahama.

Natën e kaluar, ekipi iranian u përballë me ekipin e Italisë dhe duke fituar me rezultatin 5:3, u ngjit në podiumin e tre ekipeve më të mira në botë. Në çerekfinale, Irani eliminoi nënkampionen e Europës, Zvicrën, ndërsa në gjysmëfinale u eliminua nga Tahiti pas gjuajtjes së penalltive. Fituesi i kampionatit botëror Bahamas 2017 do të dalë nga ndeshja mes Brazilit dhe Tahitit.