Irani i treti në kampionatin botëror të futbollit bregdetar
May 08, 2017 03:36 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar i Iranit duke fituar përballë Italisë u rendit i treti në botë në Kampionatin Botëror të futbollit bregdetar që u organizua në Bahama.
Natën e kaluar, ekipi iranian u përballë me ekipin e Italisë dhe duke fituar me rezultatin 5:3, u ngjit në podiumin e tre ekipeve më të mira në botë. Në çerekfinale, Irani eliminoi nënkampionen e Europës, Zvicrën, ndërsa në gjysmëfinale u eliminua nga Tahiti pas gjuajtjes së penalltive. Fituesi i kampionatit botëror Bahamas 2017 do të dalë nga ndeshja mes Brazilit dhe Tahitit.
Tags