Vazhdon fushat elektorale e zgjedhjeve presidenciale në Iran
Kandidatët për zgjedhjet presidenciale të Iranit në vazhdim të fushatës elektorale, ka shpalosur qasjet e tyre politike për qytetarët iranianë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Is'hak Xhahangiri, kandidat në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të Iranit, të hënën në një program special televiziv, tha se çështja më e rëndësishme dhe preokupimi më i madh i tij është punësimi i të rinjve. Ai shtoi: "Me krijimin e qendrave të shkencës dhe teknologjisë për mbledhjen e teorive dhe projekteve të studentëve dhe me zhvillimin e kompanive me bazë shkencore, mund të zgjidhet problemi i papunësisë së të rinjve". Sejed Ibrahim Raisi, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, të hënën në një tubim në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit, deklaroi: "Nëse administrimi i vendit do të vazhdojë me program revolucionar, të gjitha problemet mund të zgjidhen". Hasan Ruhani, president dhe kandidat për zgjedhjet presidenciale të Iranit, në një tubim elektoral në Kermanshah në perëndim të Iranit, tha se ka realizuar premtimet e tij që ka thënë katër vite më parë dhe shtoi: "Me ndihmën e të rinjve, Irani do të ecë drejt zhvillimit dhe progresit". Mostafa Mirselim, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, në një program televiziv, deklaroi se anëtarët e kabinetit të tij qeveritar do të zgjidhen në bazë të meritave, në rast të fitores në zgjedhjet presidenciale". Sejed Mostafa Hashemi Taba, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, gjithashtu në një konferencë për shtyp, deklaroi se prioritet i programit të tij politik do të jetë shqyrtimi i problemeve rajon pas rajoni në Iran, si dhe zgjidhja e çështjeve të shtresave të privuar dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Muhamed Ghalibaf, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale, në një tubim elektoral në Khorram Abad, qendër e provincës Lorestan, deklaroi: "Prioriteti i parë i politikës së qeverisë së tij në rast se ai fiton në zgjedhjet presidenciale, është krijimi i pesë milion vendeve të reja të punë".