Larixhani: Deklaratat e sauditëve, tregojnë planin e arrogancës për trazira në rajon
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit reagoi ndaj deklaratave anti-iraniane të ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe tha se deklaratat e sauditëve tregojnë përpjekjen e arrogancës botërore për të krijuar sa më shumë kriza në rajonin e Lindjes së Mesme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Selman, ministri i Arabisë Saudite, të martën e kaluar me 2 maj, pretendoi: "Irani po ndjek politikën e tij të veçantë në rajon dhe në rrethana të tilla, Arabia Saudite nuk mund të arrijë në mirëkuptim me Iranin". Muhamed bin Selman gjithashtu tha se luftën në kufij të Arabisë Saudite do të shtrijë brenda territorit të Iranit. Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të martën në mbledhjen e Parlamentit, deklaroi: "Disa vende po ndjekin vetëm aventura rajonale dhe deklaratat e fundit të disa funksionarëve sauditë edhe pse janë aq shumë të pavlerë saqë nuk kanë nevojë për përgjigje, mirëpo tregojnë përpjekjen e arrogancës botërore për krijimin e sa më shumë krizave në Lindjen e Mesme. Me veprimet e vende të tilla që kërkojnë vetëm përçarje dhe konflikte mes myslimanëve, është krijuar atmosferë e mirë për sionistët".