Abdulahian: Prioriteti i parë, "çlirimi i Palestinës" përmes rezistencës
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, ka thënë se çlirimi i tokave të pushtuara palestineze është prioritet i parë dhe kjo do të arrihet përmes rezistencës.
Husein Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, të mërkurën duke uruar zgjedhjen e Ismail Hanie, lider të lëvizjes së rezistencë islamike palestineze (Hamas), ka thënë se armiku sionist po vazhdon përpjekjet për të harruar çështjen e Palestinës, duke mbështetur terrorizmin takfirist dhe duke krijuar konflikte e mosmarrëveshje mes botës myslimane, por këto përpjekje të këtij regjimi do të dështojnë. Abdulahian në mesazhin e tij dërguar Hanies ka thënë se RII do të vazhdojë përkrahjen e saj të fuqishme për popullin palestinez në mbrojtjen e Kodsit të shenjtë