Gjeneral Bagheri: Armiku ka kuptuar kapacitetin mbrojtës të Iranit
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit deklaroi se zotërimi inteligjencës dhe kapaciteti mbrojtës detar i Iranit, do të vazhdojë ta mbaj të hutuar armikun.
Gjeneral Muhamed Bagher, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, të enjten në ceremoninë e hapjes së konferencës kombëtare "Lundruesit e Shpejtë" të zhvilluar në Teheran, deklaroi se karakteristikat e lundruesve të shpejtë është shpejtësia, stabiliteti dhe qetësia, ikja nga radari dhe lehtësia e funksionim dhe forca e lartë e manovrës. Gjeneral Muhamed Bagheri në vazhdim tha se Irani ka karakteristika të veçanta gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon dhe në botë. Ai vuri në dukje rëndësinë e rajonit të Gjirit Persik dhe deklaroi: "Ky rajon përveç rëndësisë qenësore bregdetar, përmban edhe rezervat më të mëdha fosilike si nafta dhe gazi, prandaj konsiderohet zemra energjisë dhe ekonomisë botërore. Shefi i shtabit të përgjithshme të forcave të armatosura të Iranit në fund tha se lloji i kërcënimeve dhe armiqësisë së Amerikës dhe arrogancës botërore kundër Republikës Islamike të Iranit, është përqendruar më shumë në nivelin detar.