Zgjedhjet në Iran do të mbahen në mjedis të sigurt
Kryetari i shtabit zgjedhor të RII ka theksuar se zgjedhjet në Iran do të mbahen në mënyrë paqësore dhe pa ndonjë kërcënim të sigurisë.
Kryetari i shtabit zgjedhor të RII ka thënë: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe forcat e rendit dhe të sigurisë janë në gatishmëri të lartë për të ofruar një mjedis sa më të qetë për zhvillimin e zgjedhjeve. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar qendrën për informim të Ministrisë së brendshme të RII, Hosein Zolfekari, ka thënë: Mbi 260 mijë njerëz janë përgjegjës për sigurinë e zgjedhjeve dhe sigurisht forcat ushtarake dhe të sigurisë janë vendosur në pikat e duhur të vendit. Zgjedhjet presidenciale dhe ato për këshillat e qyteteve dhe fshatrave në RII do të mbahen më 19 maj 2017.