“Arabia Saudite nuk është kërcënim për Iranin”
(last modified Fri, 12 May 2017 13:37:40 GMT )
May 12, 2017 15:37 Europe/Tirane
  • “Arabia Saudite nuk është kërcënim për Iranin”

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Iranit, ka thënë se Arabia Saudite nuk është kërcënim kundër interesave të RII dhe nëse do të kishte aftësi, nuk do të kishte dështuar në shumë fusha në rajon.

Z. Alaudin Boruxherdi ka theksuar: Arabia Saudite është humbëse në çdo aspekt në rajon dhe për këtë arsye përpiqet të krijojë trazira për të mbuluar dështimet e saj. Boruxherdi ka shtuar: Nëse Arabia Saudite do të ishte e fuqishme nuk do t’i masakronte mbi 10 mijë qytetarë të pafajshëm jemenas. Vlen të theksohet se Muhamed bin Selman, zv/princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, deklaroi se “Riadi nuk do të arrijë në mirëkuptim me Teheranin” dhe akuzoi Iranin se synon të sundojë botën islame.

 

Tags