Pjesëmarrja në zgjedhje, fuqi, krenari dhe dinjitet i Iranit
Organizimi i zgjedhjeve për president, për parlamentin islamik, kuvendin e ekspertëve të lidershipit dhe i zgjedhjeve për qytetet dhe fshatrat, tregojnë rëndësinë që kanë zgjedhjet në Republikën Islamike të Iranit.
Rëndësia e zgjedhjeve është se së pari ato tregojnë nivelin e legjitimitetit të një shteti. Së dyti zgjedhjet janë ato të cilat drejtimin e vendit për një periudhë 4 vjeçare ia besojnë një personi i cili është përgjegjës për krijimin e kabinetit të tij qeveritar. Në realitet populli me pjesëmarrjen në zgjedhje cakton presidentin dhe drejtimin e vendit ia beson atij për një periudhë 4 vjeçare. Republika Islamike e Iranit është ndër ato vende e cila i kushton rëndësi të madhe organizimit të zgjedhjeve. Në këtë mes zgjedhjet presidenciale për shkak se me anë të tyre zgjidhet personaliteti i dytë më i madh në vend, kanë pozitë dhe rëndësi tepër të madhe. Kur kanë kaluar 38 vite nga jeta e revolucionit islamik, në Iran janë organizuar 11 raunde zgjedhjesh presidenciale, ndërsa tani pritet të organizohet raundi i 12-të i këtyre zgjedhjeve. Ditën e premte më 19 maj populli iranian do t’i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Lideri suprem i revolucionit islamik në ditën e parë të vitit të ri diellor, mbajti një fjalim për të pranishmit në mauzoleun e imam Rezait (as), ku theksoi se viti i ri përpara ka dy çështje të rëndësishme që është çështja ekonomike dhe ajo e zgjedhjes së presidentit të ri. Kërkesa kryesore e liderit suprem në lidhje me zgjedhjet ishte pjesëmarrja masive dhe maksimale e votuesve. Në fjalimin e tij Ajetollah Khamenei tha: “Pjesëmarrja masive e votuesve në zgjedhje, do të shtojë akoma më shumë dinjitetin, fuqinë dhe madhështinë e Iranit”. 19 Maji mund të quhet një prej ditëve më të rëndësishme në vitin politik 2017 në Iran, për arsye se në këtë vit do të përcaktohet presidenti i ardhshëm i vendit. Në këtë ditë do të përcaktohet nëse Hasan Ruhani do të qëndrojë edhe për 4 vite në krye të pallatit presidencial Pastur apo me votën e populli ai do të detyrohet që vendin e tij t’ia lë një presidenti të ri. Prej mëse një muaji në Iran ka nisur procesi i regjistrimit të kandidatëve për president dhe gjatë kësaj kohe është bërë një garë e madhe për regjistrimin e kandidatëve. Regjistrimi i kandidatëve të shumtë për postin e presidentit ka ngjallur pyetjen se përse kaq shumë personalitete janë të interesuar për këtë post? Këta persona kanë programe të caktuara për tu bërë president? Këshilli mbrojtës a e ka mundësinë dhe kapacitetin e duhur për të shqyrtuar gjithë këtë numër kandidaturash? Përgjigjja për këto pyetje kërkon më shumë kohë.