Programi elektoral i 3 kandidatëve për president në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51046-programi_elektoral_i_3_kandidatëve_për_president_në_iran
Ibrahim Reisi, Hasan Ruhani dhe Mustafa Agamir Salim, janë tre kandidatët për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran. Ata fushatën e tyre elektorale do ta vazhdojnë deri ditën e martë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 17, 2017 08:09 Europe/Tirane
  • Programi elektoral i 3 kandidatëve për president në Iran

Ibrahim Reisi, Hasan Ruhani dhe Mustafa Agamir Salim, janë tre kandidatët për zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran. Ata fushatën e tyre elektorale do ta vazhdojnë deri ditën e martë.

Raundi i 12-të i zgjedhjeve presidenciale në Iran do të organizohet më 19 maj njëkohësisht me zgjedhjet për këshillat islamik të qyteteve dhe fshatrave.

Sejed Ibrahim Reisi Sadat, kandidati për president ditën e martë mbajti një simpozium në qytetin Semnan të Iranit ku tha se me praninë e intelektualëve, familjet e dëshmorëve dhe fuqinë njerëzore, Irani është një vend i pasur dhe shtoi se çdo qeveri duhet të përqendrohet në shtimin e prodhimit, shtimin e vendeve të punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale, siç është zgjidhja e problemit të prodhimit. Z. Reisi gjithashtu mbrëmjen e së martës transmetoi një program të regjistruar në radiotelevizionin shtetëror të Iranit ku tha: Për të nxjerrë vendin nga ngërçi aktual i prodhimit dhe për të rritur prodhimin duhen eliminuar të gjitha pengesat dhe mangësitë. Hasan Ruhani, kandidati tjetër për president në Iran, ditën e martë shkoi në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit ku foli mbi problemin e ndotjes së ambientit dhe smogut në provincën Khuzestan. Me këtë rast presidenti Ruhani tha: Zemrat e të gjithë iranianëve janë bashkuar me banorët e Khuzsetanit. Ne duhet të përballemi me ndotjen. Ne duhet të zbatojmë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë problem. Unë iu premtoj që zgjidhja e këtij problemi do të jetë në prioritet të punës së qeverisë së 12-të të Republikës Islamike të Iranit. Ne ndodhemi në kushte të ndjeshme. Duke pasur parasysh ambientin dhe kushtet e rajonit kemi nevojë për fuqi kombëtare e cila arrihet me unitetin mes etnive”. Sejed Mustafa Agamir Salim, kandidati tjetër për president në zgjedhjet presidenciale në Iran, ditën e martë shkoi në universitetin e Kazvinit ku tha: Gjatë 2 viteve të kaluara, një pikë e rëndësishme lidhur me Iranin ishte vërtetimi i faktit se në çështjen bërthamore ndaj Iranit janë bërë padrejtësi. Unë pranoj se marrëveshja bërthamore është një dokument i ndërlikuar i cili mund të komentohet në forma të ndryshme dhe se çdo qeveri duhet ta zbatojë atë”. Ai gjithashtu kërkoi krijimin e kushteve për vënien në punë të sapo diplomuarve.