Avioni i parë i kompanisë ATR i dorëzohet Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51082-avioni_i_parë_i_kompanisë_atr_i_dorëzohet_iranit
Avioni i parë nga 20 avionë të blerë nga kompania italiano-franceze ATR i është dorëzuar Iranit në aeroportin Mehrabad në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 17, 2017 11:28 Europe/Tirane
  • Avioni i parë i kompanisë ATR i dorëzohet Iranit

Avioni i parë nga 20 avionë të blerë nga kompania italiano-franceze ATR i është dorëzuar Iranit në aeroportin Mehrabad në Teheran.

Tre avionë të tjerë të blerë nga kjo kompani, deri në fund të ditës së mërkurë do të ulën në aeroportin Mehrabad të Teheranit.  Këta tre avionë ditën e martë në aeroportin Blaniak në qytetin Tuluz të Francës u janë dorëzuar në mënyrë zyrtare autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit. Kompania e linjave ajrore Iranair ka blerë 20 avionë ATR me kapacitet 72 pasagjerë. Kontrata për blerjen e 2 avionëve ATR mes kompanisë Iranair dhe kompanisë ATR  është nënshkruar më 10 prill të këtij viti. Kompania italiano-franceze ATR deri në fund të vitit 2018 do t'i dorëzojë Iranit 20 avionë ATR 72-600.