Përmbledhje lajmesh kryesore për zgjedhjet presidenciale në Iran
Lajmet më kryesore të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale në Iran.
Ministri i brendshëm i RII ka njoftuar për zgjatjen e afatit të votimit deri në orën 24:00, për shkak të pritjeve të gjata nëpër vendvotime. Ai tha se bazuar në ligjin e zgjedhjeve, koha e votimit mund të zgjatet vetëm deri në mesnatë...
Gazetari i “New York Times” i cili ka përcjellë nga afër zgjedhjet në Iran, ka thënë se një prani e tillë në 15 vitet e fundit e popullit iranian në zgjedhje nuk është vërejtur...
Shtabi zgjedhor i RII ka vazhduar për të dytën herë afatin për votim në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të 5-tat për këshillat lokalë. Sipas zëdhënësit të këtij shtabi, afati i votimit është shtyrë deri në orën 22:00 dhe sipas tij një gjë e tillë është bërë për shkak të numrit të madh të votuesve që presin në radhë të gjata për të votuar.
Pjesëmarrja masive e popullit iranian në zgjedhje do të sjellë arritje të shkëlqyera për vendin, ka deklaruar kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani...
Një media perëndimore duke folur në lidhje me organizimin e zgjedhjeve presidenciale në Iran, ka thënë se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe në politikën e jashtme të Teheranit...
Ministri iranian i inteligjencës ka thënë se forcat e sigurisë së RII janë të gatshme t'u përgjigjen çdo lloj tentative për komplot kundër RII. Sejed Mahmud Alevi, ministër i inteligjencës i RII të premten pas pjesëmarrjes në votim në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe në ato të 5-tat lokale, në një konferencë me gazetarë ka thënë: Vigjilenca e forcave të sigurisë së RII dhe posedimi i informacioneve është bërë shkak për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit gjatë ditëve të zgjedhjeve dhe ata kanë arritur të neutralizojnë çdo lëvizje të armiqve...
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII tha se ka pasur pjesëmarrje të madhe të njerëzve në zgjedhjet presidenciale të Iranit të mbajtura anembanë botës...
Me fillimin e procesit të votimit për zgjedhjeve presidenciale të Iranit, qytetarët iranianë më qëndrim në vendet e ndryshme të botës kanë shkuar në qendrat e votimit për të marrë pjesë në procesin zgjedhor...
Ajetollah Amoli Larixhani, kryetar i sistemit gjyqësor të RII, ka votuar sot në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të RII dhe në ato të 5-ta për këshillat lokalë...
Presidenti i Iranit, dr. Hasan Ruhani, duke theksuar në pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale të Iranit, deklaroi: "Kandidati që fiton zgjedhjet, duhet të ndihmohet nga të gjithë në mënyrë që ta kryejë me sukses këtë përgjegjësi dhe secili kandidat që fiton, duke filluar nga nesër, ai duhet ndihmuar me unitet, solidaritet dhe vullnet të madh në administrimin sa më të mirë të vendit...
Një iranian me qëndrim në Zelandë të Re u bë votuesi i parë në zgjedhjet presidenciale të Iranit duke hedhur i pari votën në kutitë e votimit...
Raundi i 12-të i zgjedhjeve presidenciale të RII ka filluar sot me urdhër të ministrit të brendshëm të RII në orën 8:00 sipas orës lokale të Teheranit. Sejed Ebrahim Reisi Sadat, Hasan Ruhani, Mostafa Agha Mir Salim dhe Mostafa Hashemi Tabai, janë katër kandidatët për president në zgjedhjet e 12-ta presidenciale të RII...
Lideri suprem i Revolucionit islamik ka votuar sot në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe në zgjedhjet e pesta për këshillat e qyteteve dhe fshatrave në vendvotimin e vendosur në husieninë Imam Khomeini (ra) në Teheran...