Xheneti: Procesi i organizimit të zgjedhjeve në Iran është i mirë
May 19, 2017 13:39 Europe/Tirane
Kryetari i komitetit qendror për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Iran, e ka vlerësuar të mirë procesin e organizimit të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale dhe të 5-ta për këshillat lokalë.
Ajetollah Ahmed Xheneti, kryetari i komitetit qendror për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Iran, të premten pas pjesëmarrjes në zgjedhjet e 12-ta presidenciale dhe të 5-tat për këshillat lokalë, në një konferencë për media, ka thënë: Populli iranian gjithmonë me ftesë të Ajetollah Khamenei, lider suprem i Revolucionit islamik, i ka kushtuar rëndësi të madhe zgjedhjeve dhe një gjë e tillë po dëshmohet edhe gjatë këtyre zgjedhjeve.
Tags