Presidencialet në Iran: Ruhani 22.796.468 - Raisi 15.452.194 vota
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51298-presidencialet_në_iran_ruhani_22.796.468_raisi_15.452.194_vota
Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, kandidati i këtyre zgjedhjeve, po prijnë me mbi 14 milionë vota.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 20, 2017 07:05 Europe/Tirane
  • Presidencialet në Iran: Ruhani 22.796.468 - Raisi 15.452.194 vota

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të 12-ta presidenciale të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, kandidati i këtyre zgjedhjeve, po prijnë me mbi 14 milionë vota.

Faqja informative Pars Today njoftoi se Ali Asghar Ahmedi, kryetari Shtabit Qendror të Zgjedhjeve të Iranit, sot (të shtunën) në mëngjes në një program televiziv të drejtpërdrejtë në kanalin informative të Radiotelevizionit Shtetëror të Iranit, deklaroi se në këto zgjedhje presidenciale është konfirmuar pjesëmarrja e  38.914.470 votuesve në bazë të numërimit të votave dhe deri më tani janë këto rezultate:

Z. Hasan Ruhani 22.796.468 vota

Z . Sejed Ibrahim Raisi 15.452.194 vota

Z. Sejed Mostafa Mir Salim 455211 vota

Z. Sejed Mostafa Hashemi Taba 2101597 vota

Afati i votimit në zgjedhjet presidenciale të Iranit dje (të premten) është shtyrë tre herë duke vazhduar deri në ora 24:00. Sejed Ibrahim Raisi Sadat, Hasan Ruhani, Mostafa Agha Mir Salim dhe Mostafa Hashemi Taba, ishin katër kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të Iranit. 56.410.234 iranianë kishin të drejtë për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe në këshillave lokalë.