Zgjedhjet dhe angazhimi politik, tregues i përsosmërisë së Iranit në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i51308-zgjedhjet_dhe_angazhimi_politik_tregues_i_përsosmërisë_së_iranit_në_rajon
Zgjedhjet e së premtes në Iran, treguan faktin se ajo çka republikën islamike të Iranit e bën më të veçantë dhe më të përsosur në rajon janë zgjedhjet dhe angazhimi politik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2017 03:10 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet dhe angazhimi politik, tregues i përsosmërisë së Iranit në rajon

Zgjedhjet e së premtes në Iran, treguan faktin se ajo çka republikën islamike të Iranit e bën më të veçantë dhe më të përsosur në rajon janë zgjedhjet dhe angazhimi politik.

Zgjedhjet e 12 presidenciale në Iran nisën dje më 19 maj në mëngjes dhe përfunduar në orën 24:00. Ali Asgar Ahmadi, kreu i shtabit zgjedhor në Iran sot në mëngjes deklaroi se më shumë se 40 milion votues kanë marrë pjesë në zgjedhjet për president. Kjo është në kohën kur në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 56 milion e 410 mijë e 234 persona të cilët kanë votuar për presidentin e ardhshëm dhe për anëtarët e këshillave islamik të qyteteve dhe të fshatrave. Radhët e gjata të votuesve nëpër qendrat e votimit në qytete të ndryshme të Iranit, tregon faktin se në fushën e zgjedhjeve, pjesëmarrjes dhe angazhimit politik, Irani është një vend i veçantë në rajonin e lindjes së Mesme. Nga ana tjetër vendet më rivale të Iranit në fushën e zgjedhjeve, ose nuk organizojnë aspak zgjedhje ose kanë zgjedhje figurative. Arabia Saudite që është një prej rivalëve kryesorë të Iranit në rajon, e cila gjatë viteve të fundit ka përdorur të gjithë fuqinë dhe kapacitetin e saj për të penguar forcimin e pozitës së Iranit në rajon, nga aspekti i fuqisë bazohet vetëm tek armët e importuara dhe nga të ardhurat e energjisë dhe nga aspekti politik nuk zbatohet aspak në zgjedhje dhe në pjesëmarrjen dhe angazhimin politik të popullit. Me të tillë strukturë, Arabia Saudite nuk mund të pretendojë që të ketë një shtet shembullor për botën islame, sepse modeli aktual politik i këtij vendi nuk pranohet nga asnjë vend tjetër. Turqia mund të konsiderohet rivali i dytë i Iranit në rajon. Ky vend gjithashtu lë shumë për të diskutuar në aspektin e zgjedhjeve de angazhimin politik të popullit. Në aspektin e zgjedhjeve ky vend ka arritur progrese të konsiderueshme. Mirëpo pas organizmit të zgjedhjeve në vitin 2015, ku doli fitues partia AK, Turqia pas 5 muajsh u detyra të organizojë përsëri zgjedhje dhe kjo se zgjedhjet shfrytëzohen për qëllime të caktuara. Ndërkohë gjendja politike e vendeve të tjera arabe të rajonit është e qartë. Në këtë mes në Iran procesi i zgjedhjeve dhe i angazhimit politik është zhvilluar dhe është shtuar niveli i konkurrencës politike të personaliteteve, grupeve politike dhe i entuziazmit të zgjedhjeve. Banorët në Republikën Islamike të Iranit, votën e konsiderojnë të drejtë të tyre dhe pjesëmarrjen apo angazhimin politik e cilësojnë detyrë dhe të drejtë të tyre. Ata pjesëmarrjen në zgjedhjeve dhe hedhjen e votës në kutitë e votimin e konsiderojnë rrugën më të mirë për të përcaktuar fatin e popullit dhe kombit. Organizimi i zgjedhjeve të 12-ta presidenciale dhe pjesëmarrja e gjerë e votuesve iranianë brenda dhe jashtë vendit, tregojnë se modeli politik e Iranit në Lindjen e Mesme është shembull i përsosur dhe pa asnjë konkurrent.